“Një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore”/ Stoltenberg: NATO do të ndihmojë Ukrainën për aq kohë sa duhet

25/11/2022 17:25

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg ka deklaruar se NATO është e vendosur të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër Rusisë për aq kohë sa duhet.

Duke folur me gazetarët përpara një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Rumani javën e ardhshme, ai tha se aleanca do të ndihmojë Ukrainën të transformojë forcat e saj të armatosura në një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore.

Sipas tij mbështetja do ta ndihmonte Ukrainën të lëvizte drejt anëtarësimit në aleancë në të ardhmen.

“NATO do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet. Ne nuk do të tërhiqemi. Aleatët po ofrojnë mbështetje të paprecedentë ushtarake dhe unë pres që ministrat e jashtëm gjithashtu do të bien dakord për të rritur mbështetjen jovdekjeprurëse”.

Stoltenberg tha se anëtarët e organizatës prej 30-vendesh të sigurisë kanë ofruar karburant, gjeneratorë, furnizime mjekësore, pajisje dimërore dhe për bllokimin e dronëve, por më shumë do të nevojiten me mbylljen e dimrit, veçanërisht pasi Rusia ka dëmtuar infrastrukturën energjetike ukrainase.

Takimi i 29-30 nëntorit në Bukuresht po mbahet pothuajse 15 vjet pasi NATO premtoi se Ukraina dhe Gjeorgjia një ditë do të bëhen anëtarë të organizatës, një premtim që zemëroi thellësisht Rusinë.

Top Channel