Kryefjala e gëzimeve familjare në Librazhd është vallja e Rrajcës, të cilën e ‘mishëruan’ në skenën e Dancing With The Stars Juka dhe Silvester.

Komentet e jurisë në lidhje me kërcimin nuk ishin të ashpra, megjithatë sipas tyre pati disa probleme në lidhje me lëvizjet.

Kledi Kadiu: Vallja e Librazhdit futet në Vallet Lozonjare. Ishte në tre pjesë, pjesa e parë me krahët dhe supet duhet të ishte më e shtruar. Pjesa e fundit që merrte një nxitim, ishte e ngurtë .

Dalina Buzi: Vura re edhe unë gjatë gjithë kohës kam parë krahët dhe nuk e di pse deri në javën e tetë, nuk keni arritur ti mënaxhoni krahët e ti shtrini deri në fund.

Dalina Buzi: 9 pikë, Armand Peza: 8 pikë, Lili Cingu 9 pikë, Kledi Kadiu 7 pikë, Valbona Selimllari 8 pikë, në total 39 pikë.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Julka Gramon  duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP12 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Këtë mbrëmje kërcimet e DËTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel