Me një valle me motivet të Tiranës, me elemente lozonjarë dhe dinamikë, Elhaida Dani mori duartrokitje pafund dhe pëlqimin e jurisë në lidhje me kërcimin.

Vlerësimi i jurisë ishte maksimal në lidhje me këtë valle, ku çifti mori plot 50 pikë.

Kledi Kadiu: Elhaida ishte shumë e shtrirë në të gjithë pjesën, interpretimi më goditi shumë edhe bashkëpunimi, ishte shumë e saktë dhe e lirshme.

Lili Cingu: Kërceve një nga vallet perlë të Shqipërisë dhe nderove Tiranën dhe gjithë shqiptarët.

Valbona: E di çfarë ndjeva, i kam parë të gjithë kërcimet, nuk e kisha kuptuar se sa të bukur e bëjnë femrën vallet tona. Femrat janë si perëndesha në vallet tona.

Dalina Buzi: Thashë të gjej diçka gabim, por për mua jam dakord me çdo gjë që u tha deri më tani.

Dalina Buzi: 10 pikë, Armand Peza: 10 pikë, Lili Cingu 10 pikë, Kledi Kadiu: 10 pikë. Valbona Selimllari 10 pikë. Totali 50 pikë.

Për të gjithë që duan ta mbajnë në garë Elhaida Danin duhet të dërgojnë mesazh me kodin VIP9 në numrat që jepen në ekranin e Top Channel.

Këtë mbrëmje kërcimet e DWTS janë të gjitha valle me muzikë shqip, si një dedikim për festat e nëntorit. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Ndryshe nga netët e tjera sonte nuk do të ketë eleminime, megjithatë televotimi është i hapur dhe pesha e votës së publikut ndikon në garë më shumë se netët e tjera.

 

Top Channel