Një grua që dorëzoi në polici provat e një drejtuesi të rrezikshëm të makinës, ironikisht po ndiqet vetë penalisht për drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Në momentin e pazakontë, gruaja 59-vjecare dorëzoi pamjet e kamerës së kroskotit të makinës së saj si provë të një incidenti mes dy shoferëve që ajo kishte dëshmuar, por çuditërisht përfundoi vetë me një “njoftim për ndjekje penale” kur policia analizoi në detaje filmimin.
Çështja nisi kur 33-vjeçari Paul Baxter u kap duke drejtuar rrezikshëm makinën në autostradën A45 në Northampton, Britani.
Shoferi shihet në pamje duke parakaluar një automjet me fuoristradën e tij por shoferi tjetër sinjalizon me drita ndaj Paul, i cili u zhvendos në korsinë e mesit.
Kjo detyroi gruan të spostohej drejt korsisë së emergjencës pas manovrës së rrezikshme të Paul për të shmangur tjetrin.
Prandaj pas incidentit shoferja dërgoi pamjet në faqen e internetit të policisë së Northamptonshire.
Rrjedhimisht shoferi denoncuar doli në gjyq në fillim të muajit dhe u shpall fajtor për drejtim të rrezikshëm të automjetit.
Paul u skualifikua nga drejtimi i makinës për 12 muaj dhe do të kryejë një test shtesë të aftësive të drejtimit. Ai u urdhërua gjithashtu të kryejë 100 orë punë komunitare të papaguar test.
Gruaja denoncuese gjithashtu po hetohet për drejtim të pakujdesshëm të automjetit dhe pranoi opsionin për të kryer një kurs shtesë të njohurive.
Oficeri Allsopp-Clarke tha për çështjen: “Shpresojmë që ky rast të demonstrojë se ne i marrim seriozisht të gjitha rastet e drejtimit të dobët të automjetit dhe do të marrim veprimet ndëshkuese përkatëse”.
“Por shërben gjithashtu si një kujtesë se ne ekzaminojmë provat për të gjitha palët dhe nuk zgjedhim mes një shkeljeje dhe një tjetër”.
Top Channel