Video/ Takimi mes liderëve të ish-bllokut sovjetik, askush nuk e do Putinin pranë! Kryeministri armen “largohet” nga presidenti rus

24/11/2022 17:42

Një ngjarje e pazakontë më parë ka ndodhur ditën e sotme gjatë takimit mes liderëve të vendeve të ish-bllokut sovjetik.

Teksa ato u rreshtuan për të pozuar së bashku, ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i liderëve dhe distanca që ata mbanin nga presidenti rus Vladimir Putin.

Në videon e postuar më poshtë, shihet se si kryeministri armen Nikol Pashinyan po kujdesej të ruante as më shumë distancë nga presidenti rus, sikur do të dëshmojë që nuk e do praninë e tij.

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, Putinin po e distancojnë pothuajse të gjithë liderët botërorë e të paktë janë ata që i dalin në mbrojtje siç është rasti i presidentit bjellorus Alexandar Lukashenko.

Top Channel