Japonia fiton edhe në fushë edhe në shkallët e stadiumit/ Tifozët qëndrojnë pas ndeshjes për të pastruar (fotot)

23/11/2022 19:00

Tifozët e Japonisë shiheshin sot të qëndronin pas ndeshjes për të mbledhur mbeturinat e tyre, edhe pas fitores historike të kombëtares kundër Gjermanisë.

Tifozët me shishe në duar dhe qese blu të mbeturinave, shihej të mbushnin këto të fundit me sendet e lëna pas nga bashkëkombësit e tyre, pas triumfit të kombëtares së tyre 2-1 kundër Gjermanisë.

Veprimi i tyre vjen në shenjë respekti dhe vullneti të mirë, në stadiumin e zbrazur pas ndeshjes.

Tifozët shiheshin që kalonin mes çdo rreshti karrigesh për t’u siguruar që stadiumi të mbetej i pastër.

Në një tjetër imazh shiheshin roje vendase të sigurisë që qëndronin pranë tifozëve teksa ata pastronin, disa prej tyre duke u buzëqeshur.

Kjo nuk është hera e parë që japonezët tregojnë mirëkuptim të tillë, dhe sjellja miratohej gjerësisht nga fansat në rrjet:

“Japonia për herë të parë mund Gjermaninë pas ishte në disavantazh 1-0”, shkruante një komentues.

“Gjithashtu kultura japoneze e pastrimit dhe respektit ndaj të tjerëve është e mrekullueshme. Rroftë futbolli aziatik”.

Një tjetër shkruante: “Tifozët e Japonisë janë më të mirët. Ata mundën Gjermanin në një fitore të rralla dhe në vend që të festonin në stadiumin Khalifa International, ata qëndrojnë për ta pastruar”.

FOTO GALERI
1/7
Tifozët e Japonisë shiheshin sot të qëndronin pas ndeshjes për të mbledhur mbeturinat e tyre, edhe pas fitores historike të kombëtares kundër Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA