Paqe nën tingujt e muzikës/ Vendosi t’i shërbejë ushtrisë ukrainase, violinisti mahnit me performancën e tij (Video)

22/11/2022 17:53

Moisey Bondarenko është violinisti profesionist, i cili aktualisht po shërben në ushtrinë ukrainase, ndërsa së fundmi ka mahnitur turmën në qytetin Kherson.

Ai për një moment ka marrë violinën e tij dhe ka nisur të performojë për banorët e vendas.

Videoja tregon turma të mbledhura rreth Bondarenko, ndërsa ai luan për ta në Sheshin e Lirisë, tashmë i çliruar nga rusët.

Përpara se të shpërthente lufta, violinisti, i cili më parë jetonte në Kiev, ishte pjesë e një orkestre.

Moisey Bondarenko tregoi se nuk kishte mbajtur kurrë një armë në dorë, por nuk ka nguruar t’i bashkohet ushtrisë së vendit të tij pas nisjes së luftës.

“Unë u frymëzova për t’u regjistruar në ushtri nga Alexander Yarmak, një muzikant ukrainas dhe njeri i familjes që doli vullnetar për luftën në ditët e para pa asnjë hezitim. Ky është një moment historik, kjo është gjëja më e dobishme që mund të bëj, ndjenja më e lezetshme është kur ndihesh i plotësuar, i nevojshëm, po nuk kam mbajtur kurrë një automatik në duar më parë dhe është shumë e frikshme, por nëse e kupton, do të jesh mirë. Më intereson vendi im, dua të jetoj këtu, është e rëndësishme të dëshmoj veten dhe të tregoj guxim në momente të tilla, më në fund gjeta paqen këtu”, tha ai.

Top Channel