Tërmeti shkakton tragjedi në Indonezi, 56 të vdekur dhe qindra nga lëkundjet e tokës

21/11/2022 10:25
epa10317212 People stay outside amid fears of aftershocks following an earthquake at a business area in Jakarta, Indonesia, 21 November 2022. According to Indonesia's meteorology agency (BMGK) a 5.6 magnitude quake hit southwest of Cianjur, West Java. EPA/BAGUS INDAHONO

Një tërmet i magnitudës 5.6 sipas shkallës Rihter shkundi ishullin kryesor indonezian të Javës, duke lënë të paktën 56 persona të vdekur e qindra të tjerë të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishtë pranë qytetit Cianjur në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin Xhakarta rreth 100 km larg, ku njerëzit në ndërtesa të larta u evakuuan me shpejtësi.

Autoritetet vendase paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet akoma edhe më shumë ndërsa thonë se paslëkundjet, me të gjithë gjasat, do të vazhdojnë. Pamjet e postuara në rrjetet sociale treguan dëmtimin e shtëpive dhe dyqaneve.

Qindra vete kane marre ndihmë mjekësore në një spital të zonës, sipas zyrtarit qeveritar Herman Suherman. Shumica e lëndimeve, nga sa pohoi ai për kanalin e lajmeve MetroTV, janë fraktura të kockave. Ekipet e shpëtimit janë përpjekur të evakuojnë në kohë personat e mbetur në godinat e shembura, dhe arritën të shpëtojnë një grua së bashku me foshnjen e saj.

Sipas punonjësve të një zyre në Xhakartë, e cila ndodhet në një zonë të rëndësishme biznesi të qytetit, lëkundja e tokës zgjati për rreth një minutë.

“Po punoja, kur dyshemeja nën këmbët e mia nisi të dridhej me forcë. U përpoqa të mos bëja asgjë por luhatja u bë edhe më e fortë dhe zgjati goxha,” tha avokatja Mayadita Waluyo.

Edhe pse tërmetet nuk janë një fenomen i pazakontë për Indonezinë e ndodhur në të ashtëquajturen “Unaza e Zjarrit” e aktivitetit tektonik në Paqësor, ky i fundit ngjalli jo pak panik mes banorëve, ndërsa shkalla reale e dëmeve ende nuk është zbardhur plotësisht.

Top Channel