Sulm me raketa në Turqi/ Shpërthimi në oborrin e shkollës lë të paktën tre të vdekur, gjashtë të tjerë ndodhen në spital

21/11/2022 11:19

Një sulm me raketa ka ndodhur në Turqi, ku të paktën tre persona kanë mbetur të vrarë.

Sipas mediave vendase sulmi terrorist i ndodhur në lagjen Karkamış të Gaziantep është shkaktuar nga Partia e Punëtore e Kurdistanit/ Njësitë e Mbrojtjes së Popullit në rajonin Ayn El Arab të Sirisë.

Lidhur me sulmin, ministri i Brendshëm Süleyman Soylu tregoi për gjendjen e situatës dhe viktimat.

“Tre qytetarë tanë humbën jetën. Njëri prej tyre është një fëmijë dhe një mësues. Zoti na mëshiroftë. Kemi njerëz të lënduar dhe ata po vazhdojnë trajtimin e tyre në spitalet”, tha ai.

Deri më tani raportohet për pesë predha raketash që goditën vendbanimet. Si pasojë e shpërthimeve humbën jetën tre qytetarë (nxënës dhe mësues) dhe u plagosën gjashtë, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Njëra nga raketat ka rënë në oborrin e shkollës, ndërsa katër të tjera në toka të pabanuara.

 

Top Channel