Një person ka vdekur dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një makinë është përplasur me të gjithë shpejtësinë në hyrjen e një dyqani Apple sot në Massachusetts, SHBA.
Shërbimet e emergjencës quanin ngjarjen “incident madhor” dhe fajësonin atë që quanin “gabim teknik”, ndërsa detaje të ngjarjes priten së shpejti.
Gazetari i Uashington, Blair Miller postoi sot një foto nga përplasja në Hingham, ku shihej thyerja e dhunshme e vitrinës së dyqanit nga makina.
Më pas ai komentonte në Twitter: “Më sa më thonë, kater njerëz janë ende të bllokuar brenda dyqanit Apple.”
Gazetarja e rrjetit WCVB-TV Boston, Jenna Perlman shtonte se “shikojmë disa njerëz që po merren me barrelë” nga dyqani i rrugës Derby Street, ndërsa shtonte se lëndimet janë të shumta.
Një dëshmitar i incidentit shkruante: “Gruaja ime është e plagosur lehtë në rrugën Derby Street dhe pa një makinë tip Black 4Runner të godiste me të gjithë shpejtësinë dyqanin Apple”.
“Ajo tha se kishte shumë të plagosur – gruaja ime përdori një xhaketë për të lidhur plagën.”
Miller tha se kishte rreth 10 të plagosur në vendngjarje.
Autoritetet do të dalin në një konferencë për shtyp së shpejti.
Top Channel