SITUATA NË QARKUN LEZHË, DERI NË KËTO MOMENTE:
Bashkia Lezhë
Gjatë natës dhe gjatë gjithë ditës kemi pasur shi me intensitet të lartë, ku sasia e reshjeve deri tani është 160 mm, raporton Stacioni Metereologjik i FA, Gjader.
Në Njësinë Administrative Dajç
Si rezultat kemi pasur përmbytje në fshatrat Kotërr, Dajç, ku pas ndërhyrjes me mjetet e Bashkisë, gjendja është normalizuar. Në orët e fundit siç ju kemi njoftuar kemi evakuim të një familje në fshatin Mabë, evakuimi është bërë nga forcat e Policisë të Komisariati Lezhë, ku present ishte Kryebashkiaku i Lezhës dhe Prefekti i Qarkut. Në këtë njësi Administrative kemi sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.
Në njësinë Administrative Balldren, kemi problem në fushën e Torovicës, megjithese hidrovori është ne punë, por niveli i pompave thithëse është më lart se niveli i fundit të kanalit, si rezultat i fundosjes se sipërfaqes se tokës, në këtë zonë kemi nën uji rreth 500 ha tokë bujqësore, por jo objekte banimi. Në Fshatin Kakarriq, kemi prezencë te ujit në dy shtëpi, pasi hidrovori i Gocajve ka punuar me ndërprerje, me vënien në punë situate është përmirësuar. Po kështu dhe në këtë Njësi kemi sipërfaqe toke bujqësore te përmbytur në fshatrat Kakarriq, Gocaj e Balldren.
Në njësinë Administrative Blinisht kemi pasur daljen nga shtrati nga ana lindore të KUL të Zadrimës në fshatin Krajnë dhe Fishtë, ku në këtë të fundit është rrezikuar një shtëpi, por me ndërhyrjen e forcave të MZSH, me pompa thithëse, është bërë e mundur largimi i ujërave. Nga dalja jashtë shtratit të një përroi në fshatin Krajnë kemi pasur dëmtime të një ure që lidhë lagjen “Tertaj” me fshatin. Në këtë njësi Administrative kemi sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore të përmbytura.
Në njësitë e tjera Administrative nuk raportohen problem.
Ujmbledhësat nuk raportohen të ketë problem.
Nga ana e DRUK njoftohemi :
Aktualisht lumi Drin ka rene ne kuoten +1.1 m nga +1,6 m qe arriti sot ( kuota kritike + 2 ,0 m, te ura e Lezhes. Ka kuota te larta ne lumin Gjader tek ura ne fshatin Gjader ,ka siperfaqe te permbytura ne zonen Zadrime Blinisht Dajc me fshatrat e tyre. Ne ish keneten Kakarriqit (fusha e Torovicës), po shtohen sip te permbytura nga reshjet pa nderpreje.
Hidrovoret janë të gjithë në gadishmëri dhe po punojnë.
Situata aktuale ne Bashkine Kurbin.
Qe prej 2 oresh, kemi nje shtim te intesitetit te rreshjeve ne gjithe territorin. Megjithate, nga monitorimi i situates, nuk konstatojme problematika qe te kene shkaktuar rrezik ne jeten e njerezve dhe pronave.Hidrovoret po punojne me nga 2 pompa. KUL Mamurras eshte ne funksion te plote,para 5 ditesh eshte perfunduar rehabilitmi i plote ne gjithe gjatesine e tij. Mbetet per rehabilim te plote segmenti Kodra e Bushit-Kulla e Pal Bardhit(e planifikuar) dhe pjese te KUL Milot. Para 24 oreve jane çuar ne kuoten zero pothuajse te gjitha kanalet e para dhe te dyta. Gjithashtu edhe rezervuari i Zhejes eshte i boshatisur
Bashkia Mirditë
Gjate gjithe dites se sotme kemi patur komunikim ore pas ore me kryetaret e Nj.A ne bashkine Mirdite, ku nuk eshte raportuar asnje problem ne territorin e Mirdites. Ka patur mungese energji elektrike ne disa zona te Nj.A Kthelle por ne intervale kohore te shkurtera. Deri ne keto momente situata paraqitet e qete. .Reshjet vazhdojne me intensitet te larte. Këto janë problemet e raportuara deri tani, ngelemi në kontakt.
Top Channel