Fotot/ Stuhia e madhe e dëborës shkakton dy viktima në Nju Jork, anulohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

19/11/2022 08:12

Një stuhi e fortë solli më shpejt dimrin në Nju Jork, me dy vdekje të raportuara në shtetin amerikan, ku po shënohen ngërce të mëdha trafiku e akulli pritet të mbulojë disa rrugë gjatë fundjavës.

1 deri në 1 metër e gjysmë borë lëshoi mbi këtë zonë stuhia dimërore që ka detyruar autoritetet të anullojnë dhe disa fluturime në fundjavën përpara festes së Falenderimeve, aq të rëndësishme për amerikanët që preferojnë përgjithësisht ta kalojnë atë pranë familjeve të tyre.

Dy viktimat mësohet se kanë pësuar probleme kardiake teksa përpiqeshin të pastronin borën me lopatë. Nisur nga egërsia e saj, zyrtarët vendas thonë se kjo stuhi ka potencialin të marrë përmasa historike edhe për vete për rajonin e Buffalos, ku reshjet e dendura të dëborës janë të zakonshme gjatë muajve të dimrit.

Banorët në disa pjesë të qytetit të Buffalos u zgjuan nga zhurma e erës së fortë, e shoqëruar me dëborë, vetëtima dhe bubullima të herëpashershme.

Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën që të ejten në Buffalo, Niagara Falls dhe Depju. Sipas metereologëve, pritet që stuhia të vazhdojë të përplaset mbi zonë me të njëjtën fuqi përgjatë fundjavës.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel