Pas një hetimi disa mujor, 8 persona kanë rënë në pranga,10 janë vënë nën hetim dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash me qëllim tregtimin e tyre.
Në kuadër të operacionit “Veterinary” u arrestuan Dragjica Aleksi, Cen Miftaraj, Dilaver Dorzi, Fatmir Reçi, Pavlo Vasili, Fatbardha Guri, Gëzime Shehu, Nikolin Daija. Tre prej tyre janë punonjës të Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Gjithashtu u morën nën hetim penal A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës֝”.
Top Channel