Kampi Manston në Angli

Një emigrant humbi jetën pasi nuk u ndje mire në qendrën e pritjes së emigrantëve në Manston në jug të Anglisë, sipas Sky News.

Në këtë qendër ku mbahen edhe shqiptarë bëhet marrja e shenjave të gishtave përfshi intervistimin e atyre që mbërrijnë me gomone.

Autoritetet angleze nuk e bëjnë publike nacionalitetin e emigrantit që humbi jetën në Manston.

Nuk ka “asnjë provë në këtë fazë” që sugjeron se vdekja është “shkaktuar nga një sëmundje infektive”, tha një zëdhënës i Zyrës së Brendshme.

“Ne e marrim sigurinë dhe mirëqenien e atyre që janë në kujdesin tonë jashtëzakonisht seriozisht dhe ofrojmë objekte shëndetësore 24/7 me staf mjekësor të trajnuar në Manston”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Zyra e Brendshme shkroi në Tëitter se ishte “thellësisht e pikëlluar nga kjo ngjarje” dhe dërgoi “ngushëllimet e saj të përzemërta për të gjithë të prekurit”.

Manston ka qenë në qendër të polemikave kohët e fundit. Ai është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 njerëz për jo më shumë se 24 orë, por në fillim të këtij muaji kishte rreth 4,000 persona.

Disa emigrantë po kërcënonin se do të vetëdëmtoheshin dhe do të hynin në grevë urie, duke shkaktuar me trazira në të gjithë kampin, sipas Sky Neës.

Reklamim

Një fermer nga Eritrea tha se ai flinte në karton dhe i dhanë hot-dog të ftohtë për drekë.

Të tjerë kërkuan ndihmë nëpërmjet një mesazhi në një shishe të hedhur mbi gardhin rrethues.

Në fillim të kësaj jave u konfirmua se më shumë se 40,000 emigrantë kishin kaluar Kanalin Anglez këtë vit.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel