Numri i të vdekurve nga bombardimet ruse në një ndërtesë banimi në rajonin juglindor të Zaporizhzhia të Ukrainës të enjten është rritur në nëntë, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës.

“Që nga mëngjesi i sotëm u gjetën 2 të vdekur të tjerë” në Vilniansk, tha në Telegram Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.

“Kështu, 9 të vdekur tashmë janë gjetur si rezultat i raketave të terroristëve rusë që granatuan ndërtesat e banimit dje”.

Fotot e postuara pas sulmit nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës treguan dhjetëra shpëtimtarë që punonin në vendngjarje.

Top Channel