Egjipti thotë se tregtarët që ‘fshehin’ orizin nga klientët rrezikojnë burgun (fotot)

16/11/2022 19:12
Mbledhje orizi ne fushen e Qaha, ne veri te Kairos/ Reuters

Lëvizja vjen pas njoftimeve se disa prodhues e shitës nuk po nxirrnin prodhimin në treg për të nxitur rritjen e çmimeve.

Prodhuesit dhe shitësit e orizit në Egjipt që nuk nxjerrin në treg ushqimet e tyre tashmë do të përballen me gjoba të rënda dhe burgosje, njoftoi qeveria, në një tentativë për të ndaluar manipulimet e tregut prej ngritjes së çmimeve.

Këshilli i ministrave të Egjiptit në takimin e përmuajshëm vendosi të përcaktojë orizin “mall strategjik” dhe paralajmëroi ashpër të gjithë ata që “e mbanin jashtë qarkullimi, duke e fshehur, duke mos e ofruar për shitje ose në mënyra të tjera.

Urdhri i kabinetit që do të mbetet në fuqi për tre muaj ose deri në shfuqizim thotë se “prodhuesit, shpërndarësit, shitësit e furnizuesit duhet të raportojnë në ministrinë e furnizimit për sasinë e orizit që kanë në zotërim.

Vendi u mmor pasi qeveria u vu në dijeni të disa prodhuesve e shitësve që po mbanin jashtë qarkullimi frunizimet e tyre me qëllim të përfitonin më shumë më vonë nga rritja e çmimeve.

Direktiva thotë se shkelësit mund të dënohen me 1 vit burg ose gjobë jo më pak se 100,000 paundë egjiptianë ($4,084) ose vlerën e mallin që mbanin jashtë tregut, cilado të jetë më e lartë.

Direktiva vendos gjithashtu çmimin standard 18 paundë egjiptianë për një kilogram oriz.

Çmimet e ushqimeve kanë pësuar rritje të ndjeshme në Egjipt, teksa një kilogram oriz po shitet aktualisht nga 17 deri në 20 paundë, në krahasim me 8 paunde që shitej në të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Egjipti që dikur ishte eksportues orizi, raportohet se reduktoi prodhimin e tij në vitin 2018 për të kursyer ujë dhe nisi importin nga jashtë.

FOTO GALERI
1/3
Prodhuesit dhe shitësit e orizit në Egjipt që nuk nxjerrin në treg ushqimet e tyre tashmë do të përballen me gjoba të rënda dhe burgosje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA