Von der Leyen e alarmuar nga sulmet në Polonia: Mbështetje dhe solidaritet për miqtë tanë

15/11/2022 22:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se është “e alarmuar” nga raportet që vijnë nga Polonia.

“E alarmuar nga raportet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës”, shkruan ajo në një postim në Twitter.

“Shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas”.

Dy raketa me gjasë ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.

Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.

Top Channel