Lufta për biletat e BTS kthehet në makth, fansat humbin mijëra dollarë nga mashtrimet online
Kina ka njoftuar se fundmi se ka ndezur magnetin më të fuqishëm të ndërtuar ndonjëherë në tokë, me qëllim “kryerjen e kërkimeve shkencore në laborator”.
Laboratori i akademisë së shkencave kineze në qytetin e Hefei raporton se ka gjeneruar një fushë magnetike të stabilizuar me fuqi 45.22 tesla, e cila është më shumë se 1 milionë herë më e fortë se ajo e Tokës.
“[Impjanti në Hefei] është kthyer në fushën më të lartë magnetike që mund të përballojë kërkim shkencor në botë”, shkruan laboratori në deklaratën e tij.
“Rekordi mëparshëm u vendos nga laboratori kombëtar në SHBA në 1999, magneti i të cilit gjeneroi 450,000 gauss [45 tesla] dhe ruajti supremacinë për 23 vjet,” shtohej më tej.
Krijimi u fushave të fuqishme magnetike është shumë i vështirë pasi kërkohen sasi të mëdha energjie dhe forca që prodhohet është e mjaftueshme për të zhvendosur një aeroplanmbajtëse, shkruajnë studiuesit.
Profesor Kuang Guangli, drejtues i fushës magnetike, ka thënë se grupi kishte krijuar një magnet 40-tesla në vitin 2016, por “nuk ishin të kënaqur” me të.
Pas vitesh studimi për krijimin e strukturës së magnetit, krijimit të materialeve të reja dhe optimizimit të procesit “më në fund realizuam arritjen teknologjike,” tha Kuang said.
“Laboratoret e fushave të forta magnetike janë të rralla në vendin tonë dhe u deshën rreth për t’u kthyer në një lider”, tha Kuang duke shtuar se grupi është i emocionuar për rrugëtimin që i pret në të ardhmen.
Top Channel