Një thashethem ka qarkulluar ndër tavolina dhe biseda njerëzish për pjesëmarrjen e Elton Ilirjanit në një event të shqiptarëve në New York.
Mesa duket, biznesmeni i njohur, së fundmi ikonë mode e ndjeu të përshtatshme të lajmerojë ndjekësit e tij për pavërtetësinë e këtij thashethemi duke thënë ndër të tjera se nuk ndihet shqiptar:
“Të dashur ndjekës shqiptarë, qarkullon një lajm i pavërtetë në lidhje me pjesëmarrjen time në një aktivitet shqiptar në New York! Nuk do të jem prezent dhe nëse prisni të më shihni aty, ky është lajm i pavërtetë”.
Me pas ai shkruan: “Nuk ndihem shqiptar dhe i uroj Shqipërisë dhe shqiptarëve shume fat”.
Ilirjani e mbyll me fjalët: “…dhe ju lutem! Mjaft përdorët filtra dhe make up si prostituta te lira lindore të cilat s’kanë ecur kurrë në pasarelë”.
Nuk dihet nese Eltoni i referohet dikujt në veçanti me këtë shkrim.
Top Channel