Arbër Çepani  solli sonte në skenën magjike të Dancing With The Stars Romën e viteve 60’ me një Salsa.

Epshi dhe tradhtia ishte tema e kërcimit të tyre, të cilin arritën ta realizonin mjaft mirë, por pa i shpëtuar kritikave të jurisë.

“Unë nuk mendoj që do gaboje në ritëm se e ke veshin shumë të mirë, por duke nisur nga ajo se çfarë dua të shoh te ty, dua të jesh në gjendje të ndjesh edhe fuqinë e një levizjeje nga tjetra se ndonjëherë e anashkalon”- tha Valbona Selimllari.

“Mua më pëlqeu shumë, veç figurës skenike që ishte e goditur, kishte shumë personalitet. Hapat e Saslas ishin realizuar bukur”- ishte komenti i kryetarit të jurisë Kledi Kadiut.

“Pash forcën tënde të aktrimit dhe pash që je kërcimtar, por duhej më shumë…”- tha Dalina.

“Hapat i kishit mirë, mu duk mirë mendoj. Sot Arbri dominoi Erisën”- ishte komenti Armand Pezës.

Çifti arriti të grumbullojë 29 pikë, rënie kjo krahasuar me netët e kaluara.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me katër konkurrentë më pak, pasi Ilir Dushkaj, Alban Nimani. Irini Qirjako dhe Elona Duro janë eliminuar nga spektakli gjatë katër javëve të kaluara. Një tjetër konkurrent pritet të lërë garën sonte, ndërkohë televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel