Rikthehet historia, pas pretendimeve se Brad Pitt e la pasi nuk bënte dot fëmijë, reagon Jennifer Aniston

10/11/2022 11:58

Jennifer Aniston mohoi të gjitha pretendimet se Bradd Pitt u nda nga ajo pasi nuk bënte dot fëmijë.

Gjatë një interviste me Allure, aktorja, 53 vjeçe, tregoi se ishte “egoiste” në marrëdhënien e saj me 58 vjeçarin. “Më interesonte vetëm karriera. Dhe arsyeja pse burri im më la, pse u ndamë dhe i dhamë fund martesës, se nuk do t’i jepja një fëmijë ishte gënjeshtër absolute. Nuk kam asgjë për të fshehur në këtë pikë.”

Aniston, e cila ishte e martuar me yllin e Bullet Train nga viti 2000 deri në 2005, zbuloi përpjekjet e kaluara për t’u bërë nënë , duke thënë se ka pirë edhe çajra kinezë.

“Po përpiqesha të mbetesha shtatzënë. Ishte një rrugë sfiduese për mua, rruga e krijimit të një foshnjeje. Nuk jam penduar. Në fakt ndiej pak lehtësim tani sepse nuk ka më, ‘A mundem?  Ndoshta.  Ndoshta.  Ndoshta.’ Nuk duhet të mendoj më për këtë”, tha Jennifer.

Sipas aktores, spekulimet publike për jetën e saj personale ishin të vështira për t’u trajtuar. “Do të kisha dhënë çdo gjë nëse dikush do të më thoshte: ‘Ngriji vezët. Bëji vetes një nder.’ Thjesht nuk e mendon. Kështu që ja ku jam sot. Anija ka lundruar”, shtoi ajo.

Top Channel