Të paktën 17 njerëz duke përfshirë dhe fëmijë janë plagosur dje për shpërthimit aksidental të një pirgu fishekzjarrësh të përdorur në celebrimet e festës tradicionale të Të Vdekurve në Huejutla, Meksikë.
Pamje shokuese nga vendngjarja tregonin vendin e mbushur me njerëz para shpërthimit të tmerrshëm të zjarrit mes tyre.
Autoritetet thanë se incidenti i të dielës mbrëma la të paktën 17 të plagosur, mes të cilëve dhe dy tra e tre fëmijë.
Pirgut të fishekzjarrëve i ishte vënë zjarri në rrugë dhe shpërtheu më të gjithë forcën duke shpërndarë mes turmës flakë e shkëndija, thanë autoritetet.
Qeveria rajonale e Huejutla tha se rezidentët e fshatit të Tehuetlan po celebronin fundin e ditës tradicionale të ‘Xantolo’, që është varianti vendas i ditës së të vdekurve në Huasteca.
Celebrimet e saj në disa raste zgjasin më shumë se ato normale të 1 e 2 nëntorit.
Incidentet me fishekzjarrë kanë ndodhur dhe herë të tjera në Meksikë, siç ishte në incidentin e shtatorit në kryeqytet kur një peron humbur jetën dhe më shumë se 30 u plagosën në një festival në periferi.
Top Channel