COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 31 qytetarë të infektuar dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

04/11/2022 16:59

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije situatën e Covid19 në vend për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar të infektuar me Covid19 31 qytetarë dhe nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. ndërsa aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 509 testime, 31 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 26 të shëruar në 24 orët e fundit

4 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 509 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto Bashki:

14 në Tiranë, 3 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Vorë, Fier, Lushnje, Vlorë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Durrës, Kamëz, Patos, Himarë, Delvinë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,091 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 4 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 31
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 509

Testime totale 1,999,164
Raste pozitive 331,900
Raste të shëruara 328,091
Raste Aktive 216
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 17
Gjirokastër 14
Fier 13
Durrës 8

Berat 5
Shkodër 4
Elbasan 3
Korçë 2

Top Channel