“Politika po kërcënon dhe shantazhon”/ Sindikata e pedagogëve: Futemi në grevë urie nëse marrim garanci për jetën

02/11/2022 19:34

Sindikata e pedagogëve është në pritje të nisjes së grevës së urisë, për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagës dhe cilësisë së arsimit.

Në një deklaratë për mediat, ata kërkuan garanci për jetën nga faktorët ndërkombëtarë dhe nga institucionet shtetërore.

Nëse marrim një përgjigje jemi 30 pedagogë që futemi në grevë. Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve”, tha kreu i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi.

Ndërsa ende nuk është marrë asnjë vendim nëse pedagogët do futen apo jo në grevë urie, Kovaçi pohoi pak parë se kolegët e tij po shantazhohen dhe kërcënohen, për të hequr dorë nga nisma.

Arsimi i lartë si e mirë publike duhet mbështetur nga të gjithë. Kreu i qeverisë po paraqitet në media me arrogancë he gjuhë të padenjë për një vend që aspiron BE. Kundërvënie për një protestë paqësore, dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim. Është ky shtrëngim i dhunshëm i politikës që po intimidon, kërcënon, shantazhon kolegët tanë teksa janë duke marrë hapin sublim të grevës së urisë. Mosreagimi në nivel të intelektualëve, është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon drejt një dimensioni të katastrofës sociale. Kjo shtresë po përballet me të drejta të pohuara që krijon trysni diktatoriale në arsim e kudo. I nderuar kryeministër, ajo që me cinizëm e quajtët ‘çeta e pedagogëve’ është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta që ju flisni përfaqëson 75% të firmëtarëve të kësaj iniciative dhe do i qëndrojë deri në fund kauzës deri në grevë urie, që është alarmi i kuq që s’doni ta shikoni. Ndaloni sulmet e ulëta ndaj pedagogëve të cilët janë duke u ushtruar të drejtë të garantuar me kushtetutë. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit. Greva vazhdon, s’do tërhiqemi.”- tha Kovaçi.

Prej dy ditësh, Sindikata ka deklaruar se ka iniciativën e disa pedagogëve për tu futur në një grevë ngujimi simbolike, të cilët do të jenë nga universitete të ndryshme, si ai politeknik, i arteve apo Tiranes.

Ora 16:00 e kësaj të mërkure ishte përfundimi i afatit të vendosur nga sindikata e punonjësve të universiteteve shqiptare ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre që konsistojnë në rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve.

Bojkoti i mësimit nga sindikata ka qenë i përçarë, pasi jo të gjithë pedagogët u janë bashkuar. Ndërsa një pjesë qëndroni jashtë fakulteteve, pjesa tjetër ka vijuar me mësimin normalisht.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA