Një 75-vjeçar nga Librazhdi u ankua në redaksinë e Fiks Fare se disa persona e kanë kontaktuar në rrjete sociale se “kishte fituar 5 milionë euro”. Megjithëse, i moshuari s’kishte marrë pjesë në ndonjë lotari!

I moshuari tregoi për kamerën e Fiks Fare se dikush i ka shkruar në rrjetin “Whatsapp” se kishte fituar 5 milionë euro në një lotari. Personi nga ana tjetër e telefonit i ishte prezantuar si përfaqësues i një firme, e cila do të ndante paratë. Por, për disbursimin e kësaj shume, ai duhet të paguante 170 euro komision. Këto para’ duhet ti dërgonte te persona të ndryshëm, të cilët ua dërgonte personi. Ai i shkruante për mënyrën e pagesës dhe së “se jemi vonë”, “duhet dërguar se përndryshe digjet pagesa”, etj, etj.

Fiksi kontrolloi për numrin e telefonit, i cili rezultonte se ishte në shtetin e Beninit, Afrikë. Gazetarët i kërkojnë të hapë telefonin, pasi “jemi te pika transfertave”. Në fillim ai nuk e hap telefonin, ndërsa pas insistimit pranon ta hapë dhe thotë “përshëndesho”. Por, gjuha nuk i kuptohet dhe e mbyll. Fiksi tenton sërish të komunikojë dhe pas insistimeve ai e hap sërish dhe i thotë “jam nga Franca”. Por, kur pyetet se numri del në Benin, ai e mbyll telefonatën.

Fiks Fare ka denoncuar në vijimësi këto skema mashtrimi. Ky është rasti i tretë, ku rasti i parë ishte e një qytetareje nga Mamurrasi, e cila kishte paguar mbi 300 euro pasi “dikush do i dhuronte pasurinë se po vdiste”. Ndërkohë, rasti i dytë ishte në Vlorë, ku një 65 vjeçar kishte paguar një shumë prej 20 mijë eurosh pasi “dikush po vdiste dhe donte të dhuronte pasurinë”.

Sipas ekspertit, Tomi Kallanxhi, skema të tilla janë mashtrimi dhe askush s’të fal para! Ndërkohë, thirrje të vazhdueshme ka bërë edhe Policia e Shtetit, e cila e ka të pamundur që të identifikojë raste të tilla.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA