Makina përplas turistët francezë që lëviznin me biçikleta/ Ndërron jetë 51-vjeçarja, përfundon në spital bashkëshorti (Video)

01/11/2022 15:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Bestrovë, ku makina ka përplasur dy turistë që lëviznin me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 51-vjeçarja, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spital nën, kujdesin e mjekëve. Çifti vinin nga Franca dhe po udhëtonin në atë rrugë me dy biçikleta.

Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbuluar arsyen e përplasjes.

Shpesh herë të huajt që udhëtojnë me biçikletë përshkruajnë këtë aks rrugor, pasi dhe trafiku i automjeteve është me i rrallë.

24-vjeçari, i cili përplasi me makinë turistët, u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA