Edhe pse moti në La Mansh nuk është aq i qetë sa në muajt e verës, kjo nuk i ka penguar trafikantët në këtë fund tetori, të nisin gomonet nga Franca drejt Anglisë, ku vetëm të shtunën mbërritën afro 1 mijë emigrantë brenda një dite me 24 gomone njofton Ministra britanike e Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit në Britani, kombësia e atyre që po mbërrijnë aktualisht me gomone në brigjet angleze po ndryshon dhe shqiptarët përbëjnë grupin më të madh, njofton BBC, duke cituar zyrtare britanik, të kenë deklaruar në Komitetin parlamentar për çështjet e Brendshme.

Në javët e fundit është thënë e stërthënë se shqiptarët përbëjnë 60 për qind të atyre që mbërrijnë në Britani me gomone, ndërkohë Home Office ka deklaruar javën e kaluar se 12 mijë shqiptarë kanë mbërritur gjatë verës.

Sipas shifrave zyrtare mbi 39 mijë e 400 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit krahasuar me 28 mijë e 500 në 2021-in.

Ka pasur një shqetësim të madh publik dhe politik për një nga qendrat më të mëdha të grumbullimit dhe procesimit të emigrantëve në zonën e Kenit në juglindje afër portit Doverit, ku sipas një zyrtare të lartë të emigracionit “gjendja e ka kaluar pikën e të qenit e pasigurt”.

Të dielën ndërkohë në një qendër tjetër një person hodhi disa bomba molotov në një nga kampet e refugjatëve për tu gjendur vet i vdekur në afërsi të kampit.

Minstrja e re e Punëve të Brendshme, Suella Braverman, e shkarkuar nga Liz Truss dhe e ripranuar në kabinetin e ri nga Rishi Sunak, ka deklaruar se ajo dëshiron të shfrytëzojë ligjin e ri të Emigracionit dhe Kufirit për të ndjekur penalisht më shumë emigrantë që vijnë ilegalisht.

Por një përpjekje e tillë edhe nëse realizohet do kërkonte burgje të tëra nisur nga numri mjaft i lartë i emigranteve të ardhur në kushtet kur burgjet angleze janë të tejpopulluara.

E njëjta gjë vlen edhe për riatdhesimin e tyre, çka është sfiduara ligjërisht në Gjykatat angleze, pasi kostoja financiare e riatdhesimit dhe numri i avionëve që do përdoreshin do ishte jashtëzakonisht i lartë dhe do kërkonte kohë fizike edhe sikur të fillonte si proces.

Dukshëm edhe pse Sunak ka biseduar me Macron për kalimet ilegale, duket se si rojet francez të kufirit, ashtu edhe ato britanike duket se nuk mund ti ndalojmë për momentin trafikantët nga nisja e gomoneve drejt Britanisë.

Opozta ka kërkuar përfshirjen e NCA, Agjensisë britanike të Luftës kundër Krimit, pasi aktiviteti kriminal në La Mansh shënon vetëm rritje në vitet e fundit në ngushticën detare mes Francës dhe Anglisë.

Top Channel