Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” mes skuadrave të treta më të mira

29/10/2022 19:16

Shqipëria U-17 kualifikohet në “Elite Round” të Kampionatit Europian 2023. Përfaqësuesja kuqezi e 17-vjeçarëve priste thjesht përfundimin e ndeshjeve të grupeve të tjera për t’u siguruar nëse do të kualifikohej si një mes skuadrave të treta më të mira në grupet respektive.

Fitorja 3-0 e Belgjikës ndaj Rumanisë në Grupin 6 shoi çdo shpresë të ekipit rumun për vendin e tretë, pasi ka pësuar dy humbje në sfidat e para.

Shqipëria, aktualisht, është e dyta në klasifikimin e vendeve të treta më të mira (avancojnë shtatë vende e para), që do të thotë se nuk do të bjerë poshtë vendit të katër, edhe nëse në grupet 1 dhe 11 vendet e treta do të renditen më mirë së kuqezinjtë 14-vjeçarë./ Super Sport

Top Channel