Në mbrëmjen e Halloween-it Salsano Rrapi dhe partnerja e tij, Lori performuan një kontemporane plot emocion në natën e katërt të Dancing With The Stars.

Më afër profesionit të tij si aktor, Salsano përcolli shumë dramë dhe ndjenjë me performancën.

Ai arriti të rrëmbente nga juria 36 pikë, duke marrë katër nënta nga të katër anëtarët.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Sonte gara ndryshon në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel