Arbri dhe Erisa dhuruan një vals në natën e katërt të Dancing With The Stars

Si një princ i fshehur pas një bishë, Arbër Çepani erdhi me një vals mbrëmjen e sotme në DËTS, ku rrëmbeu pëlqyeshmërinë e publikut dhe jurisë.

“Një vals i ashpër, nuk e di jua qava hallin por ishte hap i mirë, më pëlqeu koreografia por ishte më pak nga ç’prisja”- tha Armand Peza.

“Është momenti që të dy duhet të kenë momentin e duhur dhe ajo duhet të ishte më mirë. Në përgjithësi më pëlqeu”- tha Kledi Kadiu

“Mu duk sikur kishe një problem fizik dhe nuk ishe rehat me trupin. Je një partner i shkëlqyer.”- tha Valbona Selimllari.

Ai arriti të rrëmbente 27 pikë nga juria.

Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara.

Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

Sonte gara ndryshon në Dancing With the Stars, ku për herë të parë do të ketë një formulë të re.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel