Festë pas eliminimit, ylli i Atleticos e “djeg” deri në katër të mëngjesit

28/10/2022 18:23

Atletico Madrid u eliminua nga Champions League të mërkurën. Barazimi 2-2 ndaj Bayer Leverkusen ishte i pamjaftueshëm për ekipin e Diego Simeones, që humbi një penallti në minutën e nëntë shtesë.

Yannick Carrasco dështoi përballë finlandezit Hradecky dhe në raundin e 1/8-ve kaloi Porto falë suksesit 0-4 në Belgjikë përballë Club Brugge. Ndërkohë që lojtarët “Colchoneros” ishin të trishtuar dhe zemëruar për dështimin, Joao Felix festoi gjatë pas përfundimit të sfidës.

Sulmuesi portugez nuk ka një raport të mirë me trajnerin Simeone për shkak të faktit që ky i fundit po preferon dyshen Griezmann-Morata në repartin e sulmit.

Shtypi spanjoll raporton se Joao Felix ka festuar pas ndeshjes në ditëlindjen e së dashurës së tij. 22-vjeçari ka konsumuar duhan dhe alkool pafund, ndërkohë që ka qëndruar jashtë deri në orën 4 të mëngjesit.

Pavarësisht se ishte mbrëmja e së dashurës së tij, veprimi i yllit portugez, i cili i kushtoi 127 milionë euro Atleticos, nuk është pritur mirë nga drejtuesit dhe trajneri, sidomos në një moment të vështirë pas dështimit në duelin ndaj gjermanëve të Xabi Alonsos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA