Është prezantuar mes debatesh edhe paketa fiskale 2023 në Komisionin e Ekonomisë, ku deputetët e opozitës kanë kërkuar të kenë në duar të gjitha ligjet e saj.
Një ditë më parë, qeveria miratoi vetëm një pjesë të tyre.
Paketa fiskale sjell disa ndryshime në taksa me impakt të rëndësishëm duke rritur pragun e patatueshëm për pagat deri në 50 mijë lekë si dhe duke futur në skemën e taksimit si të punësuar profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime. Por, kjo mënyrë taksimi që shënjestron individët është parë me rezerva nga deputeti socialist Erion Braçe.
Ndërhyrje të tjera përfshijnë unifikim të akcizës së birrës, taksim special për eksportuesit e energjisë, lehtësi në sektorin energjetik si dhe rritje të gjobave për bizneset që bëjnë evazion. Kjo e fundit tha ministrja Delina Ibrahimaj bëhet në kuadër të luftës ndaj informalitetit.
Top Channel