Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga skadimi i afatit të riregjistrimit të automjeteve me targa RKS, dhe situata  rrezikon të bëhet shpërthyese, misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit atje, EULEX, deklaroi se aktualisht, 105 trupa të tij nga Polonia janë duke patrulluar në veri të Kosovës.

Misioni sqaron se ndërsa në 31 korrik të këtij viti u vu re një prani e konsiderueshme dhe shqetësuese personash të armatosur prane barrikadave të ngritura nga serbët në zonë, gjendja tani nuk paraqitet e njëjtë.

“Fatmirësisht EULEX nuk ka hasur në ndonjë prani të ngjashme me atë të asaj periudhe”, thuhet në një deklaratë të tij për mediat vendase.

Sa vjen e shtohet frika se vendimi për vendosjen e targave RKS mund të nxisë sërish tensionet si herën e fundit, ndaj dhe EULEX po kryen patrullime në veri dhe ka monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës ne tërësi dhe atë të të gjitha komuniteteve ne vend. Drejtues të misionit pohojnë se për këtë qellim, janë duke bashkërenduar veprimet si me Policinë e Kosovës ashtu edhe me KFOR-in teksa shprehen të gatshëm të veprojnë me vendosmëri për uljen e tensioneve dhe mbrojtjen e të gjithëve nga çdo kërcënim – pa marrë parasysh përkatësinë etnike, moshën apo gjininë”.

Pavarësisht apeleve të ndërkombëtarëve për ta shtyrë afatin e targave, kryeministri Albin Kurti deklaroi një ditë më parë se kjo date eshte shtyre dhe here tjetër, duke nënkuptuar se nje vonese e radhës nuk e zgjidh situatën, ndonëse nënvizoi se i marrin seriozisht sugjerimet e aleatëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA