Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka zbulon detaje nga takimi në Departamentin e Shtetit: Rikonfirmon marrëdhëniet tona dypalëshe

25/10/2022 18:40

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbuluar disa detaje nga dialogu i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA i zhvilluar në Departamentin e Shtetit.

Ajo theksoi se gjatë këtij takimi u rikonfirmua marrëdhënia pozitive dypalëshe.

Ministrja Xhaçka në Twitter: Ditë shumë intensive gjatë dialogut strategjik SHBA- Shqipëri  që rikonfirmon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe.

Një sërë diskutimesh mbi: Mbështetje për Ukrainën; Mbrojtja e demokracisë; Thellim i partneritetit tonë për çështjet e sigurisë; Bashkëpunim për sigurinë kibernetike; Forcimi i lidhjeve  transatlantike; Përparim në rrugën e Integrimit Evropian   për vendet aspirante të Ballkanit Perëndimor; Ndryshimet klimatike.

Në këtë takim morën pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, kurse ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij dialogu.

Në përbërje të delegacionit shqiptar  për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, Tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit  përfaqësohet nga  ndihmësekretarja e shtetit Donfried,  zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.

Dialogu synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Dialogu i partneritetit strategjik vjen në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA