Pamjet kur Lear Kurti kapet nga policia pas ndjekjes dhe ndodhej në gjendje të rëndë në tokë janë publikuar.

Në një lidhje direkte gazetarja e “Top Channel”, Dorjana Bezat ka treguar detajet më të fundit nga hetimi që po bëhet për këtë ngjarje të rëndë.

Kanë qenë pamjet filmike ato që e kanë shtyrë Komitetin Shqiptar të Helsinkit të reagonte mbi shkeljet që janë bërë nga uniformat blu.

Lear Kurti po ecte qetësish në rrugë ndërda po fliste në telefon, kur më pas policia ka nisur ta ndiqte.

Një tjetër shkelje nga ana e policisë është mungesa e dokumentacionit, pasi ka mangësi në përcaktimin e  kohës së qëndrimit dhe shkaqet e kufizimit të lirisë.

“Në ekzaminimin që u janë bërë pamjeve filmike në vendin që është ndaluar po ashtu edhe në komisariat apo edhe shoqërimi në spitalin Traumës  përpilimi i të gjitha të dhënave qoftë nga salla operative ashtu edhe nga dëshmitë e punonjësve të policisë Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka përpiluar një raport paraprak ku evidenton tre shkeljet nga ana e uniformave blu në lidhje me rastin e shoqërimit të Lear Kurtit. Një ndër shkeljet kryesore që Komiteti Shqiptar i Helksinikit evidenton është arsyeja e ndalimit të 32-vjeçarit, e cila solli më pas pasojat e saj. Sipas Komiteti Shqiptar të Helsinkit kemi shkelje të të paktën tre neneve: 109 nga kodi Procedurës Penale, 27 i Kushtetutës dhe  neni 5 i të drejtave Evropiane të Njeriut. Të gjitha këto nene kanë të bëjnë me arsyen që policia duhet të shoqërojë një person, në rastin e Lear Kurtit  policia nuk kishte një dyshim të arsyeshëm ashtu siç parashikon neni 27.

Liria e personit cenohet vetëm kur kemi një dyshim të arsyeshëm nëse ai do të kryente një vepër penale apo ishte nën hetim, ose parandalimi i një vepre penale. 32-vjeçari bazuar edhe në pamjet filmike të marra nga kamerat e sigurisë aty ku ndodhi ngjarja dhe në ‘Don Bosko’ aty ku u bë e mundur vënia në pranga e tij. Kemi të bëjmë me një person që ecën qetësisht në rrugë duke folur në telefon.

Dyshimet e policisë në pyetjet që ia janë bërë nëse ishte i zonës dhe për mjetin e identifikimit dhe fakti që ai është përgjigjur negativisht nuk e bëjnë një dyshim të arsyeshëm dhe se ai ka qenë duke konsumuar një vepër penale. Kjo e bën policinë të jetë në shkelje me shoqërimin dhe insistimin e shoqërimit të 32-vjeçarit. Një tjetër shkelje e evidentuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe që solli pastaj humbjen e jetës së të riut.

Ai pas problemeve shëndetësore nuk duhet të ishte çuar në komisariat por në spital. Rreth orës 23 e 10 është konstatuar ai nga policia dhe nuk është bindur për të ndaluar. Ndjekja ka filluar për 17 minuta deri në kapjen e tij në orën 23 e 27 minuta dhe deri në orën 23 e 34 kanë qëndruar në rrugë për duke pritur automjetin  e policisë dhe në këtë momente ka shfaqur gjendje shëndetësore jo të mirë dhe pa ndjenja në rrugë. Policia nuk i ka ardhur në ndihmë aspak, nuk ka pasur trajtimin e duhur për të dhënë ndihmën e nevojshëm dhe sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit duhet të ishte çuar në spital dhe mund të kishim një përfundim tjetër.

Një tjetër shkelje është ai i mungesës së dokumentacionit, pasi ka një mungesë dokumentacioni të mangët në komisariat për kohën e qëndrimit dhe shkaqet e kufizimit të lirisë. Duhet të ishte mbajtur një procesverbal se sa për rrjedhën e ngjarjeve. Rasati po hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe prokuroria e Tiranës”, tha gazetarja  Bezat.

Viktima Lear Kurti

Kujtojmë se Komiteti Shqiptar i Helsinkit në një qëndrim zyrtar dy ditë më parë, theksoi se 32-vjeçari është shoqëruar në mënyrë të padrejtë nga policia, e cila është bazuar vetëm në dyshime dhe kur është ndjerë keq duhet të dërgohej menjëherë në spital dhe jo në Komisariat.

Shoqërimi i një personi nuk bëhet duke u mbështetur vetëm në dyshime, shkruhet më tej.  Sipas dispozitës, dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime. Në këto rrethana, punonjësit e Policisë kanë vepruar në kundërshtim me nenin 27 të Kushtetutës dhe nenit 5 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që parashikojnë rastet kur mund të kufizohet liria e personit.

Ky veprim, thotë KSHH, është në kundërshtim me ligjin “Për Policinë e Shtetit”, pasi efektivët duhët të transportonin menjëherë dhe në mënyrë urgjente Learin në spital, dhe jo ta çonin në ambientet e Komisariatit.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA