“Forcojmë bashkëpunim për sigurinë kibernetike”/ Rama takon kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid

23/10/2022 16:55

Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun izraelit Yair Lapid, gjatë vizitës së tij  zyrtare në Izrael.

Teksa ka ndarë fotot në rrjetet sociale, Rama shkruan se në focus të bisedimeve të tyre ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, të mbrojtes, ekonomisë dhe turizmit.

Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”– shkruan kryeministri Rama.

Pas takimit me homologun izraelit Yair Lapid, kreu i qeverisë pritet të takojë presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu. Në fokus të takimevedo të jetë siguria kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA