“Drejtësi për Lear Kurtin”/ Qytetarët protestojnë para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë

23/10/2022 18:22

Rreth 60 minuta ka zgjatur protesta e thirrur nga opozita për vdekjen e 32 vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë.

Protesta nisi në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme ku të rinj dhe eksponentë të opozitës kërkuan drejtësi për Lear kurtin dhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bledi çuçi.

Në shenjë proteste drejt uniformave blu u hodhën miell dhe domate ndërsa në shenjë homazhi u ndezën qirinj.

Më pas protesta u zhvendos përballë kryeministrisë ku po ashtu u ndezën qirinj.

Në mbyllje në tubimit organizatorët thanë se protestat për këtë rast do të vijojnë.

Si ndodhi ngjarja?

Mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:00, Lear Kurti ishte duke lëvizur në këmbë në rrugën “Riza Çuka” kur një patrullë e komisariatit nr 3 i ka kërkuar të ndalonte por 32 vjeçari nuk iu bind duke u larguar me vrap. Pas një arratie rreth 400 metrash i riu u kap nga policia në rrugën “Don Bosko”. Në njoftimin paraprak Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se gjatë shoqërimit 32- vjeçari ka shfaqur problem shëndetësore dhe është kërkuar ndihma e urgjencës. Burime nga uniformat blu thanë se I riu ka pasur dridhje trupi dhe të vjella Duke qenë se gjendja e të riut po përkeqësohej si u dërgua me mjetet e policisë në spital ku ndërroi jetë.

Sipas njoftimit, nga autopsia e kryer në Institutin e Mjekësisë Ligjore, rezultoi se në stomakun e viktimës është gjetur një qese plastike e çarë me ngjyrë të bardhë me përmasa 5×5 cm, e dyshuar si ambalazh i lëndës narkotike, e cila i është nënshtruar ekzaminimit në Institutin e Policisë Shkencore. Nuk rezultoi që në trupin e viktimës të ketë dëmtime apo shenja dhune. Në kyçe u konstatuan shenjat e krijuara në momentin e prangosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA