Italianët kanë shprehur tërbimin e tyre pasi autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e picerisë legjendare që ka shpikur picën Margherita në vitin 1889, sipas tyre për shkelje të rregullave të sigurisë shëndetësore.
‘Antica Pizzeria Brandi’ në Napoli ka qenë prej kohësh një prej atraksioneve të famshme turistike të qytetit dhe ka pritur të ftuar nga më të njohurit gjatë dekadave.
Megjithse restoranti është piceria më e vjetër në botë kur u hap më 1760, është urdhëruar të mbyllet nga agjencitë e sigurisë ushqimore Nas e ASL (Azienda Sanitaria Locale) për shkelje sanitare dhe të higjenës.
Pas një inspektimi të higjenës dy muaj më parë, rekomandimet e zyrtarëve nuk ishin plotësuar ende dhe Pizzeria Brandi nisi të punonte për të plotësuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.
Pronari Eduardo Pagnani tha pas urdhrit të mbylljes se kërkon të rihapë biznesin sa më shpejt të jetë e mundur, duke shpresuar prej fundjavës që vjen.
Një njoftim për klientët u postua në gjuhë të ndryshme në rrjetet sociale, teksa thoshte se Antica Pizzeria Brandi po kryen “punime të jashtëzakonshme mirëmbajtjeje, deri të paktën të premten e ardhshme.”
Njerëzit ishin të shokuar nga njoftimi i vendit simbolik që nuk ishte mbyllur kurrë, dhe lajmi ka shkaktuar zhurmë në qytet, mes turistëve dhe restoranteve të tjera.
Ndërkohë qyteti Napolit vijon të mbetet i mbushur me turistë prej motit të ngrohtë të tetorit.
Pica moderne e ka origjinën e saj nga Napoli prej fillimit të shekullit të 19-të, ose me sakte te bukët petashuqe të etruskëve të lashtë që u vendosën në Itali prej shekullit të 8-të.
Mbetjet arkeologjke tregojnë se ata bënin një brumë të forte nga drithi i bluar dhe e piqnin nën prush, mbi të cilin më pas hidhnin vajra, barishte dhe ingredientë të tjerë që zotëronin. Romakët i quanin këto fillimisht “pite hiri”, ‘panus focus’, nga e cila lindi më pas fjala italiane ‘focaccia’.
Ndërsa fjala ‘pizza’ është përshtatur në atë që njohim sot nga ëmbëlsirat rrumbullake të brumit si ‘pizza di Pasqua’ (në formë panettone) apo ‘pizza dolce teramana ‘ (keku rrumbullak i zonës Abruzzo).
Antica Pizza Brandi u hap në vitin 1760 dhe ka në hyrje të tij një pllakatë ku thuhet se aty është shpikur ‘pizza margherita’ në vitin 1889.
Top Channel