Prindërit e 12-vjeçares franceze të gjetur të masakruar në valixhe, i kërkojnë politikanëve ‘të mos shfrytëzojnë vdekjen e saj’ (fotot)

22/10/2022 16:40

Prindërit e një vajze franceze të shkollës fillore, e cila u gjet në një valixhe e vrarë dhe e përdhunuar, kanë nxitur politikanët e vendit të ndalojnë shfrytëzimin e fenomenit të rëndë për qëllimet e tyre.

Prindërit në zi u takuan me presidentin Macron kësaj jave dhe u lutën që politika të mos shfrytëzojë vdekjen e bijës së tyre, pasi një foto e fëmijës ishte parë në një miting politik në Paris të enjten.

Policia ka thënë se për ngjarjen është arrestuar një grua e pastrehë dhe me probleme të shëndetit mendor nga Algjeria, por fenomeni i rëndë është i gjere dhe i përhapur në Evropën Perëndimore ndersa autorët e këtyre akteve anti-njerëzore rrallëherë kanë dalë para drejtësisë.

Në mitingun në fjalë partitë të së djathtës ekstreme akuzonin presidentin Macron si përgjegjës të rrëmbimit, përdhunimit dhe vrasjes së 12 vjeçares, me mosveprimin e tij.

Prindërit e të miturës së ndjerë që tashmë njihet vetëm si ‘Lola’ thanë: “Çdo përdorim i emrit apo imazhit të fëmijës për qëllime politike, duhet të hiqet nga protestat dhe interneti”.

Në komentet e tij për vrasjen e përdhunimin e fëmijës, Macron tha se ngjarja e tmerrshme ka tronditur vendin.

“Përballemi me ligësi ekstreme teksa kuptojmë që këto mund të ndodhin në shoqërinë tonë,” tha ai për gazetarët në një samit të BE.

“Mendojmë për prindërit e Lola-s për vëllanë e gjysmë-vëllanë e saj, tronditjen e kësaj familjeje që ruan dinjitetin dhe unitetin në këto momente të vështira”, shtoi Macron.

Trupi i copëtuar i Lola u gjet në një valixhe jo shumë larg ndërtesës ku banonte me prindërit, në zonën ’19 arrondissement’ në Paris.

Ajo u shpall e humbur kur nuk u kthye në shtëpi nga shkolla, që është pranë zonës.

Lola do të varroset të hënën në qytetin verior Lillers.

FOTO GALERI
1/3
Trupi i copëtuar i Lola u gjet në një valixhe jo shumë larg ndërtesës ku banonte me prindërit, në zonën ’19 arrondissement’ në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA