Prezantuesi i “Late Late Show”, James Corden theu heshtjen e tij ndaj komenteve të pronarit të restorantit “Balthazar”, Keith McNally gjatë një interviste me “The New York Times” ku po promovonte serinë e tij të ardhshme “Amazon Prime Mammals”.
McNally e quajti Corden “klientin më abuziv që kanë shërbyer në “Balthazar” që nga hapja e restorantit 25 vjet më parë”, pasi ai e dëboi moderatorin nga restoranti në fillim të kësaj jave.
Në një postim vijues disa orë më vonë, ai tha se Corden kishte “kërkuar shumë falje” dhe ndalimi i tij për të hyrë në restorant ishte hequr. Pas kësaj, James tha në intervistë referuar dramës me McNally se:
“Unë nuk kam bërë asgjë të keqe, në asnjë nivel. Ndihem kaq për gjithë këtë gjë. Sepse mendoj se është kaq budallallëk”.
Gjatë intervistës, e cila u zhvillua në një restorant tjetër në New York një klient tjetër në një tavolinë aty pranë i ktheu vezët e saj. Duke parë situatën, komediani i tha gazetares:
“A mund ta imagjinoni tani, sikur ta shpërthenim në Twitter? A do të ishte e drejtë? Kjo është ajo që dua të them. Është çmenduri”.
Në mesazhin origjinal të McNally në mediat sociale, ai vazhdoi të tregojë atë që ai thotë se ishte “trajtimi i personelit nga njeriu qesharak” dy herë që Corden hyri në restorantin e tij dhe pretendoi se kishte sjellje të ngjashme në restorantin e mëparshëm të McNally, “Cafe Luxembourg”.
Në qershor, pronari pretendoi se James u zemërua pasi gjeti një qime në ushqimin e tij, duke kërkuar pije falas dhe duke kërcënuar se do të bëjë komente negative për restorantin. McNally shkroi:
“Megjithëse kjo është djallëzore, kjo ndodh herë pas here në të gjitha restorantet”.
Në një tjetër incident që dyshohet se ka ndodhur në fillim të këtij muaji, McNally akuzoi Corden se ishte ankuar për ushqimin e gruas së tij.
“James Corden filloi t’i bërtiste si i çmendur personelit: “Ti nuk mund ta bësh punën tënde! Nuk mund ta bësh punën tënde! Ndoshta unë duhet të shkoj në kuzhinë dhe të gatuaj omëletën vetë!” Nga njëra anë, ai ishte padyshim abuziv me stafin tim, nga ana tjetër, më vjen shumë keq për të tani”.
Top Channel