“Tirana International Airport” ka njoftuar pasagjerët se janë anuluar të gjitha fluturimet e ditës së sotme drejt Italisë, deri në orën 15:00.

Anulimi i fluturimeve ndodhi si pasojë e një greve të personelit të trafikut ajror në

TIA bën me dije se sot nuk do të ketë fluturime deri në orën tre në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë.

“TIA njofton se fluturimet nga aeroportet Italiane dhe drejt tyre do të vazhdojnë normalisht duke filluar nga ora 15:00 e ditës së sotme. Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë te komunikojne paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport.”- thuhet në njoftim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA