“Nuk financojmë më studimet jashtë shtetit”, Rama-nxënësve ekselentë: Shumë mirë që do të vazhdonin shkollën e lartë këtu!

20/10/2022 16:53

Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria nuk do të do të financojë më studimet jashtë shtetit për studentët ekselentë.

Teksa ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies “Medalja e Artë” për nxënësit që kanë përfunduar gjimnazin me 10 absolute, kryeministri u shpreh se këtë vit është rritur numri i nxënësve ekselentë që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin e lartë në Shqipëri.

“Universiteti po ndryshon. Me vjen mirë që këtë vit është më i madh numri i studentëve që kanë vendosur të studiojnë në vend. Të jeni të bindur që nuk keni bërë gabim.

Universiteti po ndryshon, janë disa fakte që fillojnë dhe e tregojnë ndryshimin. Një nga faktet është rritja e marrëveshjeve me universitetet e tjera të programeve të përbashkëta të shkallëve të ndryshme. 41 marrëveshje që janë në proces, janë me universitetet prestigjoze.

Ndërkohë, kemi gjithmonë e më shumë programe në anglisht në UT, nuk kishim asnjë deri pak kohë më parë”.

Rama shpjegoi se fokusi do të jetë te degët prioritare: “Do të ketë një financim në formë page për 200-400 studentë. Ata që do të futen në sistem, s’do të marrin diplomë për tre vjet. Do të punojnë tre vite këtu, pastaj janë të lirë të shkojnë jashtë”.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA