Monitoruesit thonë se rrjetet pornografike nuk veprojnë për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet ‘për të rritur’ (fotot)

20/10/2022 20:54

Agjencitë rregullatore britanike kanë publikuar një raport të parë mbi aktivitetin e platformave të videove, duke thënë se ato vënë fitimet e tyre para sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Rregullatori audioviziv britanik Ofcom tha se rrjetet pornografike nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet dëmtuese për ta, përveçse duke i kërkuar vizitorëve të vetëdeklarohen nëse janë mbi 18 vjeç.

Mes 19 rrjeteve të shpërndarjes së videove që agjencia kishte monitoruar, vetëm një prej tyre kishte përdorur metoda efikase për verifikimin e moshës së përdoruesve dhe ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijeve në përmbajtjet për të rritur.

Drejtuesja e Ofcom, Melanie Dawes, tha: “Kemi përdorur fuqitë tona për të dëshmuar se platformat e videove nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur përdoruesit. Por kjo tregon se rregullacioni mund të ketë efektin e tij nëse zbatohet, siç kanë bërë disa nga kompanitë me verifikimin e moshës apo kontrollin prindëror.”

“Ne i kemi ekspozuar boshllëqet në industri deh e dimë se çfarë duhet të bëhet, prandaj është shqetësuese të shohësh se disa kompani vendosin fitimet para sigurisë së fëmijëve”.

Pushtetet e reja të dhëna për agjencinë Ofcom në 2021, lejojnë kontroll ndaj të gjitha shërbimeve video në Britani, të cilat përdorin përmbajtje të krijuar nga vete përdoruesit, si rrjetet TikTok, Snapchat e BitChute.

Shumica e agjencive kanë reaguar për të luftuar dëmtimet nga aktiviteti online, ku për shembull TikTok ka nisur një sistem kategorizimi për ndalimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, dhe Snapchat me një opsion kontrolli prindëror që monitorin bisedat e të miturve në aplikacion, sipas tyre duke ruajtur privatësinë. /TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Rregullatori audioviziv britanik Ofcom tha se rrjetet pornografike nuk po bëjnë sa duhet për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet dëmtuese për ta

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA