Mashtronin me anë të telefonatave të huajt, arrestohen administratori dhe punonjësa e call centerit (Emrat)

20/10/2022 13:15

Administratori dhe punonjësja operatore e një call centeri janë vënë në pranga, pasi mashtronin të huajt nëpërmjet telefonit që të investonin në bursa fiktive.

Stiven Note 24 vjeç dhe Resila Skenderi 25 vjeçe, banues në Tiranë, janë vënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i biznesit të paregjistruar në organet tatimore, 36-vjeçari me iniciale B. H.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Last call 2” janë sekuestruar 9 njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursën fiktive Forex.

Të arrestuarit, të cilët punonin në call centerin që ndodhet tek Pazari i Ri, iu prezanoheshin personave që telefonnin si agjentë shitjesh.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA