Aksident në bypass-in e Fierit, përplasen dy mjete në afërsi të fshatit Mbrostar
Tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana janë ekstraduar drejt Shqipërisë.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët në Kosovë, Kroaci dhe Itali, u bë e mundur ekstradimi i këtyre personave:
-Shpejtim Halimi (Kosovë): i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 21.07.2021, e ka dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Përndjekja”.
-Aleksander Nik-Ramaj (Kroaci): Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Ramaj në vitin 2017, pas një konflikti për motive të dobëta në Vlorë ka plagosur rëndë me thikë shtetasin V. C.
-Eduard Ruçi, banues në Durrës, është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të datës 06.02.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Ruçi në vitin 2019, gjatë kohës që ushtronte profesionin e mjekut, në spitalin e burgut të Peqinit dyshohet se i ka kërkuar shumën 2000 euro të afërmit të një dënuari me 35 vjet burgim për vrasje, që të përpilonte një raport mjekësor për dërgimin e të dënuarit në spital për të kryerjen e një operacioni. Gjithashtu, gjatë kohës së ushtrimit të kësaj detyre, 51-vjeçari dyshohet se ka patur dijeni për një të dënuar që mbante aparat celular në ambientet e burgut, por nuk ka kallëzuar.
Shtetasit e ekstraduar iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Top Channel