Kryeministri Edi Rama i vijojë replikat në distancë me pedagogët protestues duke i treguar rrugën se si rriten pagat e tyre. Sikurse nuk ia kurseu etiketimin se pas kësaj greve fshihen edhe qëllime politike.
“Bashkia e Gjirokstrës është shembull për të marrë fonde nga donatorët. Do të lë amanet pedagogët e foltores në Univeristetin e Gjiokastrës, nuk keni shumë por aq sa keni sa për të mos ju marrë mësysh. Merri thuaji mos dilni të bëni selfie po hajdeni t’ju mësoj si të bëjmë fonde me projekte e rrogën ta përdorin për shpenzime të vogla.”- tha Rama.
Ndërsa nga takimi i një dite më parë me rektorët e universiteteve kryeministri hodhi idenë e një ventingu financiar ndaj pedagogëve të dy-punësuar por që nuk deklarojnë të ardhurat e plota.
“Ne do t’i bëjmë një thirrje paraprakisht universiteteve private, por dhe pedagogëve që në rast se ka mospërputhje midis pagës së deklaruar e pagës së marrë, duhet ta korrigjojnë, sepse procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë, vetvetiu, siç e bën gjithë bota. Nëse më tregon që ke kaq dhe ndërkohë ke 2 vetura, e këtë e atë, atëherë më fal, ku i gjen këto? Natyrisht që nuk i gjen nga aktivitetet kriminale, i gjen nga fshehja e të ardhurave.”- tha Rama.
Për momentin qeveria nuk po jep asnjë sinjal se ka ndërmend të plotësojë kërkesën e pedagogëve për rritje page 50% brenda dy viteve. Nga ana tjetër pedagogët janë të vendosur ta çojnë grevën përpara.
Top Channel