Shpërthimi në Nord Stream 1: Publikohen imazhet nënujore të dëmit në gazsjellësin e sabotuar (fotot)

18/10/2022 17:52

Imazhet e para nënujore të dëmit të shkaktuar nga shpërthimi në gazsjellësin Nord Stream 1u publikuan sot nga policia daneze, e cila përshkruante “shpërthimet e fuqishme” që kishin ndodhur në detin Balltik.

E përditshmja suedeze Expressen publikonte  foto dhe filmime nga një dron nënujor në vendndodhjen pranë ishullit Bornholm ku gazsjellësi mes Rusisë e Gjermanisë u ça më 26 shtator.

Pamjet duket se tregojnë hapje të mëdha në fundin e detit, pranë tubave të përforcuar me beton, që jo vetëm se janë çarë por hapur gjerësisht në aktin ende te pazbardhur të sabotazhit.

Expressen shkruante se duken dhjetra metra tubacion që mungojnë teksa hetimet vijojnë për të përcaktuar masën e saktë të dëmit.

Shpërthimi nënujor ishte përafërsisht në masën e disa qindra kg eksploziv TNT dhe shkatërroi dy tubacionet kryesore të gazsjellësit Nord Steram. Kompania ruse Gazprom ka thënë më 3 tetor se është ende e mundur të transportohet gazi në një nga katër tubacionet, ai i quajtur  ‘Nord Stream 2B’.

Autoritetet gjermane konfirmuan dje se nuk do të ketë hetim të përbashkët të grupeve që po punojnë me tubacionin por tre hetime të ndara nga autoritetet daneze, suedeze e gjermane, që do të koordinohen me njëra-tjetrën.

Përditshmja gjermane Der Spiegel, tha se oferta e bashkëpunimit në hetim ishte refuzuar pasi ka lidhje me “sigurinë kombëtare të secilit prej vendeve të përfshira.

“Është ende herët për të përcaktuar mënyrën e bashkëpunimit ndërkombëtar me Gjermaninë e Suedinë pasi ka disa faktorë varësie,” tha policia e Copenhagen për çështjen./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Imazhet e para nënujore të dëmit të shkaktuar nga shpërthimi në gazsjellësin Nord Stream 1 u publikuan sot nga policia daneze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA