Reformimi i sistemit arsimor në Shqipëri, kërkon një vlerësim të thellë të gjithë elementeve, të cilët duhet të jenë të ngjashëm me vendet europiane, e për këtë, kryeministri Rama, gjatë takimit të sotëm me rektorët tha se duhet punuar bashkarisht në mënyrë strategjike. 

Ai tha se rritja e rrogave për pedagogët duhet të vije pas realizimit të disa etapave të tjera që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së universiteteve,

Nga ana tjetër Ministrja Kushi u shpreh se duhet të ecet me ritme të shpejta në realizimin e procesit të rankimit, i cili nuk pret për akreditimin.

Artan Hoxha UT: Nuk doja të flisja sot se kam folur shumë në komunikimet me përfaqësuesit e qeverisë. Dua të falenderoj për ato vlerësimet për UT-në. Unë do të thoja që ne kemi biseduar shumë dhe disa nga çështjet u hapën jashtë rendit të ditës dhe jam I detyruar të them ca gjëra. Kemi rënë dakord që të krijojmë një grup të përbashkët pune të shohim ku jemi e ku duam të shkojmë. Misioni është e njëjtë dhe funksionin për shoqërinë e jemi të njëllojtë. Mekanizmat janë të ndryshëm. Kryefjala jonë është ndërkombëtarizimi dhe sfidat e arsimit të lartë në Evropë. Arsimi i lartë ka dy komponentë, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor. Unë vazhdoj të mbështes komunikimin me qeverinë por edhe kërkesat që shoqëria ka ndaj nesh sepse kjo është një tango që luhet, ne nuk punojmë për  veten tonë. Për të vazhduar pak më tej do të thoja që kërkimi shkencor është një nga sfidat ku duhet të përqendrohemi. Nuk jemi ndërtuar më shumë si universitetet mësimdhënëse sesa si kërkues shkencorë. Jemi në fazën ku rivlerësojmë vetveten. Është e vërtetë që në një hark kohor të shkurtër, kemi përmirësuar shumë. Këtu ka shumë gjëra që diskutohen por nuk është ky vendi. Numri I studentëve sa vjen e zvogëlohen. Ne na ikën një pjesë e ekselencës e një pjesë mbetet. Nevoja për të rritur kontributin për arsimin e lartë është e domosdoshme. Ne jemi institucione publike që funksionojmë më elementët e autonomisë, por do mbështetje financiare për kërkim shkencor. Me sa kemi rënë dakord është që jemi në fundin e një viti buxhetor dhe kemi një vit të ardhshëm buxhetor, strategjitë nuk krijohen vetëm nga pikëpamja financiare por edhe organizative. Mbetemi tek nevoja për rritjen e kontributit të shoqërisë për arsimin e lartë, sepse në fund të ditës është ajo çfarë zhvillojmë ne sot për të ardhëm e shoqërisë më vonë.Sa më shumë të investojmë sot, nuk do e gjejmë rininë duke kërkuar botën. Në fund të ditës kur flasim për Shqipërinë në BE, flasim për standartet që BE-ja ka. Ligji për arsimin e lartë ka standartet e cilësisë. Pa akreditim nuk ka rankim. Ne jemi në këtë proces, zgjat shumë, është shumë burogratik, por kjo s’do të thotë që ne të humbasim elementët e cilësisë. Procesi I akreditimit duhet të jetë më I lehtësuar nga burogracitë, më pak I kushtueshëm për institucionet e arsimit të lartë. Ne kemi 140 programe studimi, kemi future vetëm 44 pasi na ikin shumë lekë. Kur të jemi akredituar vjen procesi I rankimit. Kemi nevojë edhe për një vlerësim të vetvetes, edhe të dimë se kush jemi.

Kushi: Duhet të ecim me ritme më të shpejta por gjithsesi ky nuk është një proces që ndikohet nga rankimi. Ne nuk nënkuptojmë rankim pa akreditim por nga ana tjetër nevoja për të bërë rankimin nuk pret, duhet patjetër të fillojmë. Duhet të përcaktojmë kriteret e të ngremë grupin e punës. Nuk do shpikim asgjë nga e para por do përshtasim formulat. Numri I studentëve këtë vit do të jetë më i lartë, sepse jemi në dy raundet e para dhe jemi në të njëjtat nivele me vitet e kaluara. Këtë vit ne kemi lënë mundësinë që student të zgjedhë ku të dojë e të jetë në sistem.

Rama: Është e vërtetë që ne kemi rënë dakord, por qëllimi është që roli i universitetit të jetë parësor, të na japë mundësinë që të bëjmë një projeksion, ku e dum ne arsimin e lartë në vitin 2030. Për të bërë një projeksion të realizueshëm është e domosdoshme të punojmë bashkarisht, se në mënyrë të njëanshme mund të jetë krejt i papërputhur me çfarë univeristeti shikon si të mundur. Nuk duhet një projeksion si një program partie por për tu marrë vesh qartë për detyrat. Duhet të biem dakord për partneritet strategjik e më pas të rriten rrogat.

Top Channel