Debate të ashpra në familjen mbretërore/ Kate Middleton e acaruar me bashkëshorten e mbretit: Kamila ka qëndrim superior

18/10/2022 17:32

Kate Middleton, bashkëshortja e Princit William, thuhet se është e mërzitur me Kamila-n, gruan e mbretit Karl III.

Burime pranë familjes kanë pohuar se Kate beson se sjellja e Kamila-s ka ndryshuar për keq që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabetë II.

Ata madje shkuan aq larg sa thanë se dyshja kishin një debat të ashpër në Pallatin Buckingham gjatë së cilës Kate zbuloi saktësisht se si ndihej për Camilla-n.

“Që kur mbretëresha vdiq, Kamila u ka treguar të gjithëve se kush është shefi. Kate po acarohet gjithnjë e më shumë me të. Ajo beson se Kamila nuk po i merr seriozisht detyrat e saj mbretërore dhe se ajo nuk e meriton rolin. Gjërat janë bërë jashtëzakonisht të sikletshme mes tyre”.

Një burim i dytë dha më shumë informacion për ndarjen e supozuar dhe prishjen e raportit mes tyre.

“Kamilla ka këtë qëndrim superior, ku të gjithë duhet të përkulen para saj. Kate ka shkuar përtej për të mbështetur të gjitha vlerat e kërkuara nga anëtarët e familjes mbretërore, por Camilla nuk duket se po bën të njëjtën gjë”, tha burimi.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA