“Mos gjeni të dashur që…” Sarah Berisha ka një mesazh për vajzat

17/10/2022 21:05

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit.

Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Një banore e cila shkaktoi jo pak bujë ishte dhe Sarah Berisha, e cila me lidhjen e saj me PM shkaktoi shumë thashetheme duke u bërë gjithashtu kryefjalë e medieve. Shpesh dyshja ndajnë me ndjekësit e tyre momente mjaft romantike me njëri- tjetrin.

Së fundmi ka qenë blogerja ajo që ka ndarë një video ku teksa ka treguar se ka dalë me partnerin e saj dhe mikun e tyre, ish-konkurrentin e ‘BBV’, Kledi Hysa krahas ka zbuluar se çfarë e bezdis më së shumti te PM. Sarah gjithashtu nuk ka ngurruar të japë edhe në mesazh për vajzat ‘single’.

“Ky i imi është super i mërzitur se Milan po del 1 me 1 ose nuk e di. Një mesazh për ju vajzat që jeni single, mos gjeni të dashur që dashuron futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vend të dytë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA